Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të martën një mesazh urimi për Darkën Gala vjetore të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë.
Xi Jinping-u vuri në dukje se marrëdhëniet kino-amerikane janë një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë dhe lidhen me mirëqenien e dy popujve dhe të ardhmen e fatet e njerëzimit. Kina i ka trajtuar gjithmonë këto marrëdhënie në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit për përfitime të përbashkëta. Kina beson gjithmonë se suksesi i vet dhe i Shteteve të Bashkuara është një mundësi e ndërsjellë dhe të dy vendet duhet të bëhen një forcë ndihmëse e zhvillimit e jo të pengojnë zhvillimin e njëri-tjetrit. Kina është e gatshme të jetë partnere dhe mike me Shtetet e Bashkuara, gjë prej së cilës do të përfitojnë jo vetëm të dy vendet, por edhe e gjithë bota.
Xi theksoi se hapja është një simbol i shquar i modernizimit të stilit kinez dhe dera e hapur e Kinës vetëm sa do të hapet gjithnjë e më tej. Kina do të shtojë hapjen institucionale, do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të klasit të parë ndërkombëtar, do të përdorë plotësisht epërsitë e saj të tregut të madh dhe do të sjellë më shumë mundësi për bashkëpunimin kino-amerikan. "Shpresoj që Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë dhe miqtë nga të gjitha sferat e jetës do të vazhdojnë të kujdesen dhe të mbështesin marrëdhëniet kino-amerikane, do të vijojnë të marrin pjesë aktive në krijimin e modernizimit të stilit kinez dhe të përfitojnë prej tij, të kenë më shumë kontakte e shkëmbime, të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin me leverdi reciproke dhe së bashku ta kthejnë në realitet 'Vizionin e San-Franciskos', duke sjellë më shumë mirëqenie për njerëzit dhe duke i dhënë më shumë qëndrueshmëri dhe energji pozitive botës," theksoi Xi Jinping-u.
Po atë ditë, edhe presidenti amerikan Joe Biden dërgoi një letër urimi për Darkën Gala vjetore të Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet ShBA-Kinë. (Çang Çuo)