MPJ-ja: Kina do të vazhdojë përpjekjet për ndalimin e plotë dhe zhdukjen rrënjësore të armëve bërthamore
2024-10-16 20:47:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Më 16 tetor të vitit 1964, Kina shpërtheu me sukses bombën e parë atomike dhe shpalli po atë ditë zbatimin e politikës së mospërdorimit e para të armëve bërthamore. Lidhur me këtë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të mërkurën në një konferencë për shtypin se historia dhe faktet kanë vërtetuar se kjo politikë është në ndihmë të shtimit të besimit të ndërsjellë strategjik, të nxitjes së procesit të çarmatimit bërthamor, të pakësimit të rreziqeve strategjike dhe të nxitjes së barazisë strategjike e të qëndrueshmërisë globale.

"Gjatë 60 vjetëve, politika e mopërdorimit e para të armëve bërthamore është bërë konsensus i rëndësishëm në fushën e çarmatimit ndërkombëtar. Këtë vit, Kina paraqiti në mbledhjen e dytë të komisionit organizativ të konferencës së 11-të të shqyrtimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore dokumentin e punës për propozimin e mopërdorimit e para të armëve bërthamore. Kina dëshiron të punojë me palët e ndryshme për të vazhduar përpjekjet për ndalimin e plotë dhe zhdukjen rrënjësore të armëve bërthamore, duke arritur objektivin e një bote pa armë bërthamore," u shpreh Mao Ning. (Fani)