Foto nga Xinhua
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës Wu Qian paralajmëroi të hënën, në përgjigje të një pyetjeje të medias, se përpjekjet e separatistëve që kërkojnë "pavarësinë e Tajvanit" janë të destinuara të dështojnë.
Wu theksoi se manovrat e kryera nga Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës të hënën kishin për qëllim goditjen e separatistëve të "pavarësisë së Tajvanit" dhe nuk synonin bashkatdhetarët e Tajvanit.
"Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkimin paqësor me sinqeritetin më të madh dhe duke bërë përpjekjet maksimale, por nuk do të premtojmë kurrë që do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe nuk do të lëmë asnjë hapësirë për 'pavarësinë e Tajvanit'," tha Wu.
Komanda organizoi të hënën trupat e saj të forcave tokësore, detare, ajrore dhe raketore për të kryer stërvitje në Ngushticën e Tajvanit dhe në zonat në veri, jug dhe lindje të ishullit të Tajvanit. (Çang Çuo)