Xi Jinping-u jep udhëzime të rëndësishme për punën teorike ushtarake të të gjithë ushtrisë kineze
2024-10-15 19:43:34

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Të hënën dhe të martën u mbajt në Pekin konferenca e punës teorike ushtarake të të gjithë ushtrisë kineze. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping dha udhëzime të rëndësishme në këtë konferencë. Ai theksoi se modernizimi i teorisë ushtarake është një pjesë e rëndësishme e modernizimit të mbrojtjes kombëtare e të ushtrisë dhe luan një rol të rëndësishëm udhëheqës në zhvillimin e një ushtrie të fortë. Në epokën e re dhe në rrugëtimin e ri, ndryshimet shekullore në botë po përshpejtohen, revolucioni i ri ushtarak po zhvillohet me shpejtësi dhe nevojat e sigurisë dhe zhvillimit të Kinës kanë pësuar ndryshime të thella. Qëllimi dhe detyra e arritjes së një ushtrie të fortë janë bërë më urgjente, dhe puna teorike ushtarake duhet të forcohet tërësisht. "Është e nevojshme të zbatojmë Mendimin për Forcimin e Ushtrisë në Epokën e Re, të zbatojmë parimet strategjike ushtarake të epokës së re, t'i përmbahemi integrimit të parimeve bazë të marksizmit me praktikën e forcimit të ushtrisë popullore kineze, të përthithim thelbin e kulturës së shkëlqyer ushtarake tradicionale të Kinës, t'u përmbahemi fushëbetejës, trupave e së ardhmes dhe të fokusohemi nga afër në shkencë dhe teknologji, në ndryshimet në çështjet ushtarake, luftërat dhe kundërshtarët. Ne duhet të studiojmë çështjet kryesore në përgatitjen luftarake në kushtet e reja historike dhe të krijojmë dizajnin e nivelit të lartë të inovacionit të teorisë ushtarake, të përmirësojmë modelet e studimit të teorisë ushtarake, të forcojmë transformimin dhe aplikimin e teorisë ushtarake dhe të krijojmë teori moderne ushtarake me karakteristika kineze, për të ofruar mbështetje dhe udhëzime shkencore për arritjen e qëllimit të njëqindvjetorit të themelimit të ushtrinë dhe përshpejtimin e ndërtimit të një ushtrie të klasit botëror," shtoi ai.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zhang Youxia, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mori pjesë në konferencë dhe mbajti një fjalim, duke bërë thirrje për studim të ndërgjegjshëm dhe zbatim të frymës së udhëzimeve të rëndësishme të presidentit Xi, duke u fokusuar në ndërtimin e ushtrisë së klasit botëror në mënyrë të gjithanshme dhe duke përmirësuar politikat e sistemin institucional, për vazhdimin e inovacionit në teorinë ushtarake në epokën e re dhe rrugëtimin e ri.   

Në konferencë u studiuan dhe u diskutuan çështjet që lidhen me përshpejtimin e modernizimit të teorisë ushtarake, si edhe u detajua e u qartësua ndarja e detyrave dhe masat zbatuese.  (Fang Xiaoyu/Artan)