Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës paralajmëron separatistët e Tajvanit me manovrat ushtarake
2024-10-15 15:35:23

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kreu manovrat ushtarake "Shpata e përbashkët-2024B" në ujërat përreth ishullit Tajvan të hënën herët në mëngjes.

Komanda organizoi trupa të forcave tokësore, detare, ajrore e raketore të saj për të kryer manovra ushtarake që përfshinin anije dhe avionë, që iu afruan ishullit nga drejtime të shumta.

Në të njëjtën ditë, Roja Bregdetare e Kinës tha se katër formacione të saj kryen patrullime të zbatimit të ligjit në ujërat përreth ishullit të Tajvanit. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare të Kinës deklaroi që ky është një veprim konkret për të zbatuar ligjërisht kontrollin mbi Tajvanin në përputhje me parimin e "një Kine".

Një pamje nga videoja e stërvitjes ushtarake e lëshuar nga Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze më 13 tetor 2024/Llogaria zyrtare e WeChat e Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore

Manovrat dhe patrullimet ushtarake të së hënës janë përgjigje të pjesës kontinentale të Kinës ndaj fjalimit të udhëheqësit të rajonit të Tajvanit Lai Ching-te më 10 tetor. Fu Zhengnan, një ekspert ushtarak nga Akademia e Shkencave Ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, tha se manovrat janë një shprehje e fortë e vullnetit kombëtar për të ndëshkuar forcat e "pavarësisë së Tajvanit" dhe për të promovuar bashkimin.

"Nëse manovra ushtarake 'Shpata e përbashkët-2024A' përcolli mesazhin që Ushtria Çlirimtare Popullore nuk do të tolerojë veprimet radikale të 'pavarësisë së Tajvanit', atëherë manovrat e sotme sinjalizojnë që as veprimet mashtruese dhe graduale ndaj 'pavarësisë së Tajvanit' nuk do të lejohen," tha Fu.

Sipas tij, një tipar i dukshëm i këtij operacioni është aftësia e tij "në të gjitha rrethanat", e cila forcon atmosferën e luftimit të vërtetë. Forcat e përbashkëta nisën veprimet e parandalimit ushtarak në mëngjes herët, duke kaluar pa probleme nga mobilizimi i trupave në taktikat e presionit. "Kjo gatishmëri krijon mundësinë për një zhvendosje të shpejtë nga trajnimi në luftim, duke i ngjarë 'një shpate që rri mbi kokë ose një çekani gati për të goditur'," shtoi eksperti ushtarak.

Ai tha se manovrat synojnë të paralajmërojnë administratën e Lai Ching-te se ndjekja e "pavarësisë së Tajvanit" është një rrugë pa krye dhe që, nëse provokatorët e "pavarësisë së Tajvanit" bëjnë një lëvizje, Ushtria Çlirimtare Popullore gjithashtu do të përshkallëzojë operacionet e saj ushtarake.

Në fjalimin e tij, Lai deklaroi se Republika Popullore e Kinës nuk ka të drejtë që të përfaqësojë Tajvanin dhe se ata "nuk janë të varur nga njëri-tjetri".

Ekspertët thanë se teoria e "dy shteteve" e Lait zbuloi qëllimin e tij të rrezikshëm për të ecur në mënyrë të pamatur në rrugën e kërkimit të "pavarësisë së Tajvanit" dhe se ai është bërë një "luftënxitës pragmatik". Lai e ka shpallur veten si një "punëtor pragmatik i pavarësisë së Tajvanit".

Një koment nga Grupi Mediatik të Kinës (CMG) vëren se, pasi Lai mori detyrën, ai ka promovuar në vazhdim mashtrimin separatist të "pavarësisë së Tajvanit".

Për shembull, qysh nga koha kur Partia Demokratike Progresive erdhi në pushtet, buxheti i mbrojtjes i Tajvanit është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Në vitin 2024, ky buxhet arriti një nivel të ri prej 647 miliardë dollarësh të rinj tajvanezë (rreth 20 miliardë dollarë), afërsisht duke u dyfishuar nga tetë vjet më parë. Lai gjithashtu krijoi një të ashtuquajturin komitet të mbrojtjes, duke synuar të trajnojë 400 000 forca civile në të gjithë ishullin, sipas vlerësimit të CMG-së.

Zona e stërvitjeve ushtarake 'Shpata e përbashkët-2024A' nga Komanda e Teatrit Lindor PLA./Llogaria zyrtare e WeChat e Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore

Wang Yingjin, drejtori i Qendrës për Studimim e Marrëdhënieve ndërmjet Dy Brigjeve të Ngushticës, u shpreh të dielën në një seminar mbi marrëdhënëiet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës se fjalimi i Lait është shumë mashtrues dhe çorientues, pasi e zbut gjuhën provokuese, duke bërë që shumë në komunitetin ndërkombëtar ta perceptojnë gabimisht atë si një "sinjal zbutës" ndaj Kinës kontinentale. Por thelbi i promovimit të "pavarësisë së Tajvanit" dhe i nxitjes së kundërvënies ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit ka mbetur i pandryshuar, shtoi Wang.

Zyra e Çështjeve të Tajvanit e Këshillit të Shtetit iu përgjigj më parë fjalimit të 10 tetorit të Lait, duke thënë se teoria e re e "dy shteteve" e tij rriti tensionet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe minoi rëndë paqen e qëndrueshmërinë.

Chen Binhua, një zëdhënës i kësaj zyre, theksoi se asgjë që Lai ka thënë nuk mund të ndryshojë statusin ligjor të Tajvanit si pjesë e Kinës ose faktin që të dyja Ngushticës e ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine.(Xu Guang)