Këshilltarja kineze e shtetit takohet me kreun e UNICEF-it
2024-10-15 20:41:34

foto nga VCG

foto nga VCG

Këshilltarja e shtetit e Kinës Shen Yiqin u takua të hënën në Pekin me Drejtoreshën Ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) Catherine Russell.

Shen, gjithashtu presidente e Federatës Mbarëkombëtare të Grave të Kinës, tha se Kina ka zhvilluar fuqishëm kauzën e fëmijëve, ka zbatuar në mënyrë aktive Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, ka përmirësuar vazhdimisht mirëqenien e fëmijëve dhe ka promovuar zhvillimin e tyre të gjithanshëm.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ajo tha se Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me UNICEF-in në arsimin bazë, shëndetësi, rigjallërimin rural, kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, si edhe që të japë kontribut më të madh për kauzën globale të fëmijëve.

foto nga VCG

foto nga VCG

Russell nga ana e saj shprehu vlerësim të lartë për arritjet e mëdha të Kinës në zhvillimin e fëmijëve dhe shprehu gatishmërinë për të mbajtur marrëdhënie të ngushta dhe për të kryer një bashkëpunim më të thellë me Kinën.  (Fang Xiaoyu/Artan)