Kryeministri: Kina do të forcojë shkëmbimet legjislative dhe bashkëpunimin me Pakistanin
2024-10-15 20:56:29

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me organet legjislative të Pakistanit, për të mësuar nga njëri-tjetri në lidhje me qeverisjen e bazuar në ligj, mbikëqyrjen legjislative dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve dhe për të promovuar miqësinë dypalëshe, tha të martën kryeministri kinez Li Qiang.

Li i tha këto kur u takua me kryetarin e Senatit të Pakistanit Yousuf Raza Gilani dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Sardar Ayaz Sadiq.

Li tha se që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 73 vjet më parë, marrëdhëniet dypalëshe kanë ruajtur një vrull të shëndetshëm zhvillimi.

Kina është e gatshme të vazhdojë të punojë me Pakistanin për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga presidenti Xi Jinping dhe udhëheqësit pakistanezë, për të çuar përpara miqësinë tradicionale, për të konsoliduar besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik, për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të sjellë përfitime më të prekshme për të dy popujt.

foto nga VCG

foto nga VCG

Li vuri në dukje se Kina është e gatshme të mbajë shkëmbime të nivelit të lartë me Pakistanin e të forcojë komunikimin strategjik, duke i dhënë mbështetje të fuqishme njëri-tjetrit.

Bashkëpunimi me dobi të ndërsjellë midis Kinës dhe Pakistanit është premtues, tha Li. Të dyja palët duhet të vazhdojnë të bëjnë përpjekje të përbashkëta për ta shndërruar përplotësimin e tyre ekonomik në rezultate praktike të bashkëpunimit, vuri në dukje ai.

Li gjithashtu shprehu shpresën se Senati dhe Asambleja Kombëtare e Pakistanit do të ofrojnë një mjedis të shëndetshëm ligjor për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Pala pakistaneze theksoi se miqësia Pakistan-Kinë ka një traditë të gjatë dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore me Kinën gëzon mbështetje të gjerë dhe të thellë publike në Pakistan.

Pala pakistaneze i admiron thellësisht arritjet e mëdha që ka pasur Kina nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe e falënderon Kinën për ndihmën e çmuar për zhvillimin e Pakistanit ndër vite.

foto nga VCG

foto nga VCG

Pakistani i vlerëson lart dhe merr pjesë aktive në bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe ndërtimi i Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan është kryer pa probleme, duke sjellë përfitime konkrete për të dy popujt.

Senati dhe Asambleja Kombëtare e Pakistanit janë të gatshëm të forcojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Asamblenë Popullore Kombëtare të Kinës, të rritin vazhdimisht mirëkuptimin e besimin e ndërsjellë dhe të çojnë së bashku përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të thellë të marrëdhënieve Pakistan-Kinë.   (Fang Xiaoyu/Artan)