Kancelari gjerman: BE-ja është e kompletuar vetëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor
2024-10-15 11:01:42

Flamujt e Ballkanit (Foto Balkanweb)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Bashkimi Europian është i kompletuar vetëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa prezantoi procedurat e Samitit të Ballkanit, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Sipas kancelarit Scholz, e ardhmja e Ballkanit është në Europë, shkruan “RTSH”.

Samiti pritet të fokusohet te bashkëpunimi dhe agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Pritet gjithashtu që të ketë një mbështetje të madhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet të jetë rreth 6 miliardë euro.