“Nobeli” në Ekonomi shkon për 3 ekonomistë, për dallimet e prosperitetit mes shteteve
2024-10-15 13:06:09

Foto nga Xinhua

Tre ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonominë 2024. Akademia suedeze e Shkencave bëri të ditur se çmimi iu dha tre ekonomistëve për studimet e tyre se si janë formuar institucionet dhe si ndikojnë në prosperitet, shkruan “RTSH”.

Kreu i Komitetit të Çmimeve të Ekonomisë tha se falë studimeve të tre fituesve është më e qartë se kush janë shkaqet që vendet ia dalin apo jo lidhur me zhvillimin dhe prosperitetin e tyre ekonomik.

“Reduktimi i diferencave të mëdha në të ardhura midis vendeve është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. Falë hulumtimit novator të Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson, ne kemi një kuptim shumë më të thellë të shkaqeve rrënjësore se pse vendet dështojnë apo ia dalin mbanë”,- tha ai.

Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson do të ndajnë mes tyre çmimin prej 1 milion dollarësh.