Milano, mbahet aktiviteti "Të takohemi nga mijëra kilometra larg për të diskutuar për një kapitull të ri së bashku"
2024-10-15 18:28:34

foto nga CMG

foto nga CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) organizoi të hënën një veprimtari shkëmbimesh njerëzore dhe kulturore në Milano për të shënuar 20-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës dhe Italisë, të titulluar "Të takohemi nga mijëra kilometra larg për të diskutuar për një kapitull të ri së bashku", duke nisur një sërë programesh televizive në internet të bashkëprodhuara nga Kina e Italia, si rubrika "Ura Kina-Itali", dhe duke vendosur bashkëpunim me gazetën "Milan Financial News", Kompaninë Italiane të Komunikimeve Hapësinore etj.

Ministrja italiane e Turizmit Daniela Santanche, zv.kryetarja e CMG-së Xing Bo, kryetari i grupit mediatik italian "Mediaset" Fedele Confalonieri, kryetari ekzekutiv i "Class Editori" Paolo Panerai, kryetari ekzekutiv i "Il Giornale" Nicola Speroni dhe konsulli i përgjithshëm kinez në Milano Liu Kan ishin të pranishëm në këtë veprimtari dhe mbajtën fjalime. Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Cortina d’Ampezzo Gianluca Lorenzi mbajti një fjalim me video.

Ministrja italiane e Turizmit Daniela Santanche tha se marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Kinës i kanë rrënjët në një mijëravjeçare të shkëmbimeve kulturore, ekonomike e tregtare dhe kanë një traditë të gjatë. Gjatë vizitës së saj të fundit në Kinë, ajo ndjeu thellë dashurinë e popullit kinez për Italinë. Italia është një nga destinacionet turistike më të njohura për turistët kinezë dhe forca tërheqëse e Kinës për turistët italianë po rritet dita ditës. Shkëmbimet ndërmjet dy popujve kanë një rëndësi të madhe për nxitjen e rritjes ekonomike dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë e të miqësisë tradicionale. Ky vit shënon 20-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Italisë dhe Kinës. Forcimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Kinës është në përputhje me interesat e sigurisë dhe zhvillimit të të dy vendeve, rajonit dhe botës.

foto nga CMG

Foto/CMG: Ministrja italiane e Turizmit Daniela Santanche

Zv.kryetarja e CMG-së Xing Bo tha se këtë vit është 75-vjetori i themelimit të Kinës së Re dhe 20-vjetori i vendosjes së partneritetit të gjithanshëm strategjik ndërmjet Kinës dhe Italisë. Në korrik të këtij viti, kur presidenti Xi Jinping u takua me kryeministren Meloni, ai vuri në dukje se të dyja palët duhet të vlerësojnë rezultatet e mësimit të ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve, të promovojnë promovimin e ndërsjellë të dyanshëm të trashëgimisë kulturore e inovacionit dhe të nxitin lidhjet njerëzore ndërmjet dy vendeve. CMG-ja është e përkushtuar që të promovojë shkëmbimet kulturore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet Kinës dhe Italisë. “Ne do të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin mediatik kino-italian, të punojmë së bashku për prodhimin cilësor të programeve, inovacionin e teknologjisë mediatike, shkëmbimin dhe trajnimin e talenteve, për të ndarë mundësitë e reja që krijon reforma dhe zhvillimi i Kinës në epokën e re. Ne do të tregojmë gjallërisht historinë e miqësisë së dy vendeve, të nxitim mësimin e ndërsjellë të qytetërimeve dhe të shtojmë shkëmbimet ndërmjet popujve të dy vendeve.”

Foto/CMG: Zv.kryetarja e CMG-së Xing Bo

foto nga CMG

foto nga CMG

Kryetari i grupit mediatik italian "Mediaset" Fedele Confalonieri tha se sot Kina ka zgjedhur rrugën e zhvillimit paqësor dhe vazhdon t'i hapë dyert botës. Shkëmbimet dhe dialogu ndërkulturor i sotëm është konfirmimi më i mirë, vuri në dukje ai, duke shtuar që "Mediaset" është i gatshëm të konsolidojë më tej miqësinë e tij tradicionale me CMG-në dhe të zhvillojë shkëmbime më të thella.

Foto/CMG: Kryetari i grupit mediatik italian "Mediaset" Fedele Confalonieri

Kryetari ekzekutiv i "Class Editori" Paolo Panerai tha se Kina dhe Italia janë të dyja qytetërime të lashta të njohura nga bota. Më shumë se 700 vjet më parë, udhëtari italian Marko Polo udhëtoi në Kinë dhe solli qytetërimin lindor në Perëndim, duke promovuar në një shkallë të madhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet dy skajeve të Rrugës së lashtë të Mëndafshit. Sot, Italia dhe Kina do të ndjekin hapat e shkëmbimeve të lashta miqësore dhe do të promovojnë gjallërinë e re të marrëdhënieve dypalëshe.

Foto/CMG: Kryetari ekzekutiv i "Class Editori" Paolo Panerai

Konsulli i përgjithshëm kinez në Milano Liu Kan uroi ngrohtësisht CMG-në për organizimin e kësaj veprimtarie të shkëmbimeve kulturore në Milano. Ai tha se plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës theksoi qartë se "duhet të vazhdojmë të promovojmë hapjen e nivelit të lartë". Kjo i ka krijuar një hov të fortë modernizimit të stilit kinez dhe ka sjellë mundësi të reja për të zgjeruar bashkëpunimin shumëplanësh me Italinë. Burimet dhe trashëgimia e pasur kulturore e të dy vendeve janë themeli dhe garancia për realizimin e shkëmbimeve të ndryshme kulturore. Konsullata e Përgjithshme Kineze në Milano shpreson të demonstrojë plotësisht burimet e pasura dhe të larmishme kulturore dhe thesaret artistike të Kinës e Italisë nëpërmjet shkëmbimeve njerëzore dhe kulturore, të promovojë mirëkuptimin e ndërsjellë dhe shkëmbimet miqësore ndërmjet të dy popujve dhe të shkruajë një kapitull të ri në miqësinë ndërmjet Kinës dhe Italisë.

Foto/CMG: Konsulli i përgjithshëm kinez në Milano Liu Kan

foto nga CMG

foto nga CMG

Në këtë veprimtari u promovua zyrtarisht emisioni televiziv "Udhëtim" nga CMG-ja dhe grupi mediatik italian "Class Editori" dhe programi televiziv "Zbuloni Kinën" në bashkëpunim me grupin mediatik italian  "Netweek".

Zëvendëskryeredaktori i CGTN-it të CMG-së dhe drejtor i Qendrës së Programeve të Gjuhëve Evropiane dhe 


foto nga CMG

foto nga CMG

Amerikanolatine Xia Yongmin dhe përfaqësues të tjerë të CMG-së, si edhe afro 200 të ftuar nga politika, ekonomia, media, kultura, sporti dhe qarqe të tjera shoqërore italiane, morën pjesë në aktivitet.  (Fang Xiaoyu/Artan)