"Goldman Sachs" ngre parashikimin e rritjes ekonomike të Kinës
2024-10-15 14:29:53
Foto nga VCG
"Goldman Sachs" ngriti të dielën parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze në vitet 2024 e 2025 bazuar në masat e fundit të Kinës për rritjen.
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Kinës pritet të rritet 4.9 për qind sivjet dhe 4.7 për qind vitin e ardhshëm, nga përkatësisht 4.7 dhe 4.3 për qind që ishin parashikimet e mëparshme, sipas një raporti nga kjo bankë e investimeve.
"Raundi më i fundit i stimujve të Kinës tregon qartë se politikëbërësit kanë bërë një kthesë për sa i përket menaxhimit ciklik të politikave dhe e kanë shtuar fokusin e tyre te ekonomia," thanë ekonomistët e "Goldman Sachs"-it.
Kina shpalli një rritje të PBB-së prej 5.2 për qind në vitin 2023 dhe ka vendosur një objektiv rreth 5 për qind më 2024.
Lajmet Kryesore