Foto nga VCG
Që nga fillimi i luftës në Gaza, ushtarët izraelitë dhe agjentët e Inteligjencës kanë përdorur shpesh palestinezët e ndaluar si mburoja njerëzore, thuhet në një artikull të “New York Times”, shkruan “Panorama”.
Sipas gazetës amerikane, të burgosurit janë përdorur në muajt e fundit nga ushtarët izraelitë për misione shumë të rrezikshme, të tilla si eksplorimi i tuneleve të Hamasit, kërkimi i eksplozivëve në ndërtesat e bllokuara ose trajtimi i objekteve ku dyshohej se fshiheshin bomba.
Megjithëse IDF-ja deklaron zyrtarisht se përdorimi i të burgosurve si mburoja njerëzore është rreptësisht i ndaluar, “NYT” foli me ushtarët izraelitë të cilët i përshkruan misionet e zbulimit që përfshijnë palestinezë si një praktikë të përhapur, të kryer me miratimin e komandantëve të lartë ushtarakë.
Në hetimin e saj, “NYT” nuk gjeti asnjë provë se ndonjë i burgosur palestinez ishte plagosur ose vrarë ndërsa përdorej si mburojë njerëzore.