Lhasa identifikon mbi 4000 vende të reja të zhvillimit të turizmit
2024-10-15 16:35:36
Lhasa/VCG
Mbi 4000 vende të reja të zhvillimit të turizmit janë identifikuar në Lhasa, kryeqendra e Rajonit Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, që nga fillimi i një sondazhi tetorin e kaluar, njoftoi Zyra rajonale e Kulturës dhe Turizmit, shkruan “Xinhua”.
Shumica e këtyre burimeve turistike janë peizazhe natyrore, që, sipas zyrës, do të tërheqin më shumë turistë dhe do të sjellin të ardhura për banorët vendas.
Si një qytet i lashtë me një histori prej mbi 1300 vjetësh, Lhasa është ndër qytetet në Kinë që kanë më shumë relikte dhe dokumente kulturore.
Nga janari në korrik, rajoni autonom priti mbi 42 milionë turistë vendas dhe ndërkombëtarë, 16.65 për qind më shumë nga një vit më parë.
Lajmet Kryesore