< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kina ka pasur arritje historike në bujqësi, duke hapur kapitullin e ri të lulëzimit rural
2024-10-15 11:18:45

Foto nga VCG

Gjatë 75 vjetëve qysh prej krijimit të saj, Republika Popullore e Kinës ka pasur arritje historike në çështjet lidhur me zonat rurale. Punët mbi bujqësinë, fshatrat dhe fermerët kanë shënuar ndryshim gjigant. Posaçërisht pas Kongresit të 18-të, furnizimi i drithërave është në forcim të pandërprerë, struktura e prodhimit bujqësor është në përmirësim të vazhdueshëm dhe të ardhurat e banorëve të fshatit janë në rritje të shpejtë. Këto po shndërrohen në mbështetje kryesore për nxitjen e lulëzimit të gjithanshëm rural dhe për ndërtimin e një vendi të fuqishëm e të modernizuar socialist.

 

Në fillim të krijimit të Kinës së Re, niveli i prodhimit të drithërave ishte vetëm 100 miliardë kilogramë, me një mesatare për frymë vetëm 200 kilogram.

 

Qysh prej zbatimit të politikës së Reformës e Hapjes, është formuar dhe është përmirësuar vazhdimisht sistemi i menaxhimit të dyfishtë, është thelluar pandërprerë reforma në sistemin e qarkullimit të mallrave bujqësore, është hequr krejtësisht tatimi bujqësor dhe ka nisur të formohet sistemi i mbrojtjes bujqësore. Kështu, është stimuluar shumë entuziazmi i fermerëve për kultivimin bujqësor, çka ka nxitur rritjen e shpejtë të prodhimit të drithërave.

 

Në vitin 2012, vëllimi i prodhimit të drithërave i kaloi 600 miliardë kilogramët. Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina e ka vendosur sigurinë e drithërave si përparësinë kryesore të të gjitha punëve dhe prodhimi i drithërave në vend për shumë vjet me radhë ka qenë i mbarë, rezervat kanë qenë të pasura dhe furnizimi i plotë.

 

Në vitin 2023, niveli i prodhimit të drithërave arriti në mbi 695 miliardë kg, ndërsa niveli për frymë në 493 kg, mbi mesataren botërore dhe mbi 400 kg, që njihet si linja ndërkombëtare e sigurisë së drithërave.

 

Foto nga VCG

Rritja e të ardhurave të fermerëve është një tjetër arritje e mrekullueshme që ka shënuar Kina e Re gjatë 75 vjetëve të zhvillimit.

 

Në fillim të krijimit të Kinës së Re, të ardhurat e disponueshme për frymë në zonat rurale ishin vetëm mbi 40 juanë.

 

Qysh prej Reformës e Hapjes, sistemi i ekonomisë së tregut është në përmirësim të pandërprerë, çka ka ofruar lehtësi për qarkullimin e mallrave, veçanërisht të produkteve bujqësore, duke krijuar përfitime konkrete për banorët ruralë.

 

Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina ka shtuar investimet në sigurimet shoqërore dhe përmirësimin e jetesës, dhe të ardhurat e banorëve ruralë kanë shënuar rritje të shpejtë. Vjet të ardhurat për frymë në zonat rurale ishin 21691 juanë, me një rritje nominale 296.5 herë më shumë se më 1956 dhe 158.6 % më shumë se në vitin 2012.

 

Përveç furnizimit të sigurt të drithërave dhe rritjes së shpejtë të të ardhurave, në zonat rurale të Kinës po përmirësohet edhe mjedisi ekologjik.

 

Në fillim të krijimit të Kinës së Re, mjedisi në zonat rurale ishte në një gjendje shumë të vështirë, me një “betejë ndaj qiellit dhe tokës”. Qysh nga fillimi i Reformës dhe Hapjes, Kina ka shtuar vazhdimisht investimet në mbrojtjen ekologjike, është ngritur gradualisht ndërgjegjësimi për ekologjinë dhe mjedisi ekologjik në zonat rurale ka ardhur duke u përmirësuar.

 

Foto nga VCG

Pas Kongresit të 18-të, në krahinat e ndryshme të vendit është konsoliduar koncepti “Malet e gjelbra dhe ujërat e kaltra janë ar dhe argjend”, teksa është nxitur aktivisht puna për ndërtimin e fshatrave të bukura dhe mjedisi i banimit në zonat rurale ka marrë një pamje krejtësisht të re.

 

Deri në fund të vitit 2023, për 87.6 % të mbeturinave në zonat rurale ishte bërë menaxhimi i përqendruar dhe ishte menaxhuar në mënyrë efektive lëshimi i parregullt i ujërave të zeza. Ndërkohë, 63 % e ujërave të zeza në zonat rurale kanë pasur menaxhim të përqendruar ose pjesërisht të përqendruar.

 

Ndryshimet historike në zonat rurale dhe përmirësimi historik i jetesës së banorëve ruralë, këto janë arritjet e Kinës së Re gjatë 75 vjetëve qysh prej krijimit. Tani Kina po përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për nxitjen e lulëzimit të gjithanshëm rural, për modernizimin bujqësor e rural dhe për të nxitur në mënyrë praktike pasurimin e përbashkët. Misioni është i madh dhe vështirësia ende ekziston, por me lulëzimin rural dhe me zbatimin e vazhdueshëm të projektit “Mijëra fshatra shembullore dhe dhjetëra mijë fshatra të rregulluara”, punët bujqësore e rurale do të vazhdojnë të hedhin hapa të rinj për të krijuar një vend të fuqishëm dhe të modernizuar socialist. (Jiang Lei)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree