Kina dhe Vietnami bien dakord të menaxhojnë dallimet detare përmes bisedimeve
2024-10-15 10:55:10

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina dhe Vietnami zhvilluan një shkëmbim të thellë dhe të sinqertë pikëpamjesh mbi çështjet detare, duke theksuar nevojën për të menaxhuar më mirë dhe zgjidhur në mënyrë aktive dallimet detare dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore dhe rajon, thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar të hënën në Hanoi, citon “Xinhua”.

Palët ranë dakord të menaxhojnë siç duhet dallimet përmes konsultimeve miqësore, të kërkojnë në mënyrë aktive një zgjidhje bazë dhe afatgjatë e cila është reciprokisht e pranueshme dhe në përputhje me marrëveshjen mbi parimet bazë që drejtojnë zgjidhjen e çështjeve të lidhura me detin midis Kinës dhe Vietnamit, si dhe ligjeve ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), thuhet në deklaratë.

Ata ranë dakord të përmbahen nga veprimet që mund të ndërlikojnë situatën ose të përshkallëzojnë mosmarrëveshjet për të mbrojtur së bashku stabilitetin detar.

Palët ranë dakord gjithashtu për të vazhduar zbatimin gjithëpërfshirës dhe efektiv të Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe për të përfunduar një Kod Sjelljeje thelbësor dhe efektiv në Detin e Kinës Jugore, që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë UNCLOS, në një datë të hershme bazuar në konsensus përmes konsultimit.