Kryeministri Rama: Nuk ka marrëveshje tjetër për emigrantët si ajo me Italinë
2024-10-15 09:53:39
Qender pritje Lezhe (Foto nga Cna.al )
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përjashtuar çdo mundësi që me shtete të tjera në Bashkimin Europian të ketë një marrëveshje për emigrantët të ngjashme me atë të Italisë, shkruan “ATSH”.
Gjatë një interviste televizive, kryeministri Rama tha se Shqipëria ka krijuar një marrëveshje me Italinë dhe nuk mund ta bëjë këtë me të gjithë.
Sipas tij, Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër, dhe nëse gjen do të ishte mirë të shihej nëse funksionon në të njëjtën mënyrë.
Lajmet Kryesore