Takime informuese mbi Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi
2024-10-15 16:27:49

Autoritetet shqiptare të Bujqësisë po zhvillojnë takime informuese mbi përfitimet nga Skema Kombëtare e Investimeve, njofton “ATSH”.

Kjo skemë ofron mbështetje për ndërtimin e serrave të reja diellore, instalimin e rrjetave antibreshër, ndërtimin e stallave, mekanizimin e bujqësisë dhe kosha e rrjeta për akuakulturë dhe në stabilimentet e mbarështimit të kafshëve e shpendëve.

Ministrja Denaj (Foto Oranews)

Ministrja Denaj (Foto Oranews)

Që prej 30 shtatorit fermerët po aplikojnë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi. Aplikimet janë të hapura deri më 8 nëntor.

Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi, një nismë e qeverisë shqiptare, synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit. Fondi në dispozicion është 1.5 miliardë lekë.