Rikthehet tradita e trëndafilave në Elbasan
2024-10-15 11:30:32

Foto nga RTSH

Në qytetin e Elbasanit është rikthyer tradita e trëndafilave.

Iniciativa është marrë nga agronomi 66-vjeçar Ferdinant Hankja, mjaft i njohur në qytet.

Pranë Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”, ai ka mbjellë një parcele me 1042 rrënjë trëndafilash të 12 varieteteve. Në këtë nismë kontribuuan edhe shumë qytetarë, shkolla e kopshte.

E quajtur “Bahçja e Trëndafilave”, ajo vizitohet nga qytetarët gjatë ditës. Mes trëndafilave, shumë çifte kanë vendosur të kryejnë dhe ceremoni e martesës së tyre.

Për Ferdinantin, kjo lulishte do të mbetet më e veçanta në Shqipëri, pasi ka një model krejtësisht të ndryshëm, duke e bërë atë unike.

Së shpejti pritet që bashkia Elbasan të nisë dhe projekte të reja për shtimin e lulishteve me trëndafila edhe në pjesë të tjera të qytetit, duke sjellë një panoramë të mrekullueshme për vizitorët dhe banorët e Elbasanit.