Foto nga VCG
Për 30 vitet e fundit, studiuesit e vendosur në majën e malit Waliguan në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore kanë punuar gjatë gjithë kohës për të monitoruar atmosferën, duke gjurmuar ndryshimet dhe përbërjen e ajrit për të studiuar më tej efektet që ndryshimet klimaterike kanë në planet, shkruan “China Daily”.
Në 3800 metra mbi nivelin e detit, observatori i linjës bazë të vëzhgimit të atmosferës globale të Kinës, observatori më i lartë bazë në brendësi të Euroazisë, luan një rol të rëndësishëm në matjen e temperaturës së Tokës.
I themeluar në vitin 1994, në qarkun Gonghe të prefekturës autonome tibetiane Hainan, observatori ka gjurmuar atë që është bërë e njohur si “Kurba Waliguan”, një kurbë që tregon rritjen e niveleve të dyoksidit të karbonit në atmosferë gjatë tre dekadave të fundit.
Duke qenë se observatori është kaq i izoluar, monitorimi mund të kryhet në atmosferë që nuk është prekur nga aktivitetet njerëzore, dhe kështu të dhënat që ai prodhon janë veçanërisht jetike për klimën globale.
Si një nga 32 observatorët e izoluar dhe të vështirë për t'u arritur në mënyrë të ngjashme të Organizatës Botërore Meteorologjike të “Watch Global Atmosphere”, ekipi që punon atje jeton në kushte relativisht të vështira.
Temperatura mesatare vjetore në stacionin Waliguan është nën 0 gradë celcius, duke rënë në minus 20 gradë në nivelin më të ulët, me përmbajtjen mesatare të oksigjenit në ajër ekuivalente me 67 për qind të asaj në nivelin e detit.