Liqeni i Prespës, një destinacion i rëndësishëm turistik
2024-10-15 10:15:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Parku Kombëtar i Prespës, një ndër zonat më të bukura natyrore në juglindje të Shqipërisë, është kthyer vitet e fundit në një destinacion për turistët vendas e të huaj, shkruan “ATSH”.

Me një habitat mjaft të pasur në florë e faunë, ky park është kthyer po ashtu edhe në destinacion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë.

Parku Kombëtar i Prespës është një nga parqet natyrorë më të mëdhenj të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 27.500 ha. Ai strehon një gamë të gjerë të faunës dhe florës, duke shërbyer si shtëpi për mbi 1500 lloje bimësh, 261 lloje zogjsh, 21 lloje peshqish dhe shumë specie të tjera, që e bëjnë këtë zonë një parajsë natyrore.

Një nga gjërat që e bëjnë këtë park të veçantë është biodiversiteti i tij i jashtëzakonshëm.

Turistët që vizitojnë Parkun Kombëtar të Prespës kanë rastin të zbulojnë një shumëllojshmëri të pasur të faunës dhe florës që janë të vështira të gjenden në zona të tjera të kontinentit.