Pesë tema, tre faza: Kina publikon planin e parë kombëtar për zhvillimin e shkencës hapësinore deri më 2050
2024-10-15 16:45:32

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina publikoi të martën skemën e parë të shkencës hapësinore të vendit, që shtjellon parimet bazë, objektivat e zhvillimit dhe planin për eksplorimin e shkencës hapësinore deri më 2050. 

"Plani kombëtar i zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë për shkencën hapësinore (2024-2050)," i përpiluar së bashku nga Akademia Kineze e Shkencave, Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës dhe Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës, identifikon pesë tema të mëdha shkencore me 17 fusha përparësore për zbulimet e ardhshme.

Dokumenti përmban gjithashtu një plan zhvillimi me tre faza deri më 2050. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Faza e parë, nga tani deri më 2027, përmban vazhdimin e funksionimit të stacionit hapësinor të Kinës dhe kryerjen e eksplorimit të Hënës me ekuipazh, fazën e katërt të projektit të eksplorimit hënor dhe projektin e eksplorimit planetar. Ajo përfshin gjithashtu konfirmimin dhe miratimin e pesë deri në tetë misioneve satelitore të shkencës hapësinore, duke kryer një numër arritjesh origjinale me ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar. 

Faza e dytë është nga 2028 deri më 2035. Përveç funksionimit të stacionit hapësinor dhe misioneve shkencore të tilla si eksplorimi i Hënës me ekuipazh dhe ndërtimit të stacionit ndërkombëtar të kërkimeve shkencore hënore, Kina duhet të kryejë rreth 15 misione satelitore të shkencës hapësinore, duke pasur arritje origjinale që renditen në krye të botës.

Faza e fundit do të zgjatë nga viti 2036 deri më 2050, kur do të zbatohen më tepër se 30 misione shkencore hapësinore, me përparime të rëndësishme në fushat kryesore që arrijnë një nivel udhëheqës në botë. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke përdorur anijet kozmike si platformë kryesore, shkenca hapësinore përqendrohet në studimin e dukurive natyrore dhe ligjeve të tyre, duke përfshirë proceset fizike, kimike dhe biologjike që ndodhin në hapësirën Diell-Tokë, hapësirën ndërplanetare dhe anembanë universit. Ajo trajton disa nga çështjet më thelbësore dhe më të rëndësishme shkencore të kohës, të tilla si natyra e materies së errët dhe energjisë së errët, zanafilla e universit, misteret e jetës jashtëtokësore, evolucioni i sistemit diellor e planeteve dhe lidhjet Diell-Tokë.