“Një brez, një rrugë”, rol në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm
2024-10-15 10:42:38

Foto nga VCG

Kina do të shtojë përpjekjet për të nxitur zhvillimin e gjelbër duke promovuar nismën “Një brez, një rrugë” dhe do të mbështesë transformimin me karbon të ulët në vendet në zhvillim, deklaroi ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit, Huang Runqiu, në një forum për ndërtimin e një Rruge të Gjelbër të Mëndafshtë dhe zgjerimin e bashkëpunimit Jug-Jug, gjatë takimit vjetor të Këshillit të Kinës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Mjedisin dhe Zhvillimin, të mbajtur në Pekin, shkruan “China Daily”.

Koncepti dhe teknologjitë e vendit për zhvillimin e gjelbër janë zbatuar gjerësisht gjatë projekteve të infrastrukturës së “Një brez, një rrugë”, si hekurudha  Mombasa-Nairobi, hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung dhe hekurudha Kinë-Laos.

Kina ka nënshkruar 53 marrëveshje për bashkëpunimin për ndryshimet klimaterike me 42 vende në zhvillim, ndërsa ka ofruar mbi 3000 sesione trajnimi mbi menaxhimin ekologjik dhe mjedisor për personelin në më shumë se 120 vende. Ajo gjithashtu ka ofruar ndihmë fizibiliteti për të rritur elasticitetin ndaj ndryshimeve klimaterike të vendeve në zhvillim duke ndihmuar në ngritjen e zonave demonstruese me karbon të ulë.

Sipas Huang, Kina synon të ofrojë më shumë mbështetje për transformimin me karbon të ulët në vendet në zhvillim.