Panairi “Tirana Agro” prezanton produktet “Made in Albania"
2024-10-14 16:37:15

Panairi Tirana Agro (Foto ATSH)

Panairi Tirana Agro (Foto ATSH)

Në Tiranë është hapur Panairi “Tirana Agro”, ku fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe subjekte të ndryshme ekspozojnë produktet e tyre të freskëta “Made in Albania”, njofton ATSH.

Në sheshin “Skëndërbej”, fermerët kanë ngritur stendat për ekspozimin e produkteve të tyre. Bien në sy verërat, vaji i ullirit, mjalti, lëngjet e frutave, reçelrat, frutat e perimet.

Panairi synon promovimin e produkteve dhe shërbimeve autoktone shqiptare, për të nxitur konsumatorët drejt tyre.