"Milton" shkaktoi 16 viktima
2024-10-14 10:56:57

 Uragani Milton (Foto Gazeta Panorama)

Autoritetet në Florida njoftuan se uragani Milton ka shkaktuar të paktën 16 viktima dhe se mbi 2 milionë persona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, shkruan panorama.al. Shkencëtarët thonë se era tepër e fuqishme dhe reshjet e mëdha të shiut që goditën shtetin u shkaktuan nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

 

Foto nga VCG

Analiza e tyre tregon se ngrohja globale e ka bërë shpejtësinë e erës rreth 10% më të fortë dhe reshjet nga 20% deri 30% më të dendura.

 

Në më pak se 24 orë, Milton u intensifikua nga një stuhi e kategorisë 1 në një stuhi të kategorisë 5. Qendra Kombëtare e Uraganëve e konsideroi Miltonin si uraganin e tretë më të shpejtë të Atlantikut.

 

Foto nga VCG

Sipas ekspertëve, mes temperaturash jashtëzakonisht të ngrohta të ujërave sipërfaqësore që lagin Floridën dhe Karaibet, mund të pritet një sezon i superngarkuar me stuhi në Atlantik, nga katër deri në shtatë të tilla.