Ushtria Çlirimtare Popullore zhvillon manovra rreth ishullit të Tajvanit
2024-10-14 10:47:54

Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës organizoi të hënën forcat e saj tokësore, detar, ajrore e raketore për të kryer manovrat me emrin "Shpata e Përbashkët-2024B" në Ngushticën e Tajvanit dhe në veri, jug dhe lindje të ishullit të Tajvanit, bëri të ditur zëdhënësi i kësaj komande Li Xi. 

Sipas tij, manovrat përfshijnë anije e aeroplanë që i afrohen ishullit nga drejtime të shumta e sulme nga forcat e përbashkëta, dhe fokusohen në gatishmërinë e përbashkët luftarake detare-ajrore, bllokimin dhe kontrollin e porteve dhe të zonave kyçe, goditjet mbi objektivat detare e tokësore dhe marrjen e kontrollit të gjithanshëm të fushëbetejës, me qëllim për të testuar aftësitë për luftime reale të forcave të përbashkëta të komandës. 

Manovrat janë një parandalues i fuqishëm i veprimtarive separatiste të elementeve të "pavarësisë së Tajvanit" dhe janë veprime të ligjshme e të nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe unitetin kombëtar, tha Li.