Hapja e negociatave me BE për grupkapitullin e parë, Manja: Moment vendimtar i integrimit!
2024-10-14 10:44:12
Hapja e negociatave BE (Foto ATSH)
15 tetori do të shënojë një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin e saj europian, shkruan ATSH.
Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë. Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po në këtë datë mbahet edhe konferenca e dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi një moment vendimtar në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Manja u shpreh se Ministria e Drejtësisë si institucioni kyç për Kapitullin 23 (Shteti i së Drejtës, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) shpreh angazhimin për udhëheqjen me përgjegjësi të procesit.
Lajmet Kryesore