Foto nga CFP
Të hënën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij indonezian Joko Widodo.
Xi Jinping-u u shpreh gjatë kësaj bisede se Kina e vlerëson lart kontributin e madh të presidentit Widodo për çështjen e miqësisë kino-indoneziane.
Ai theksoi që Kina dëshiron të ndërtojë së bashku me Indonezinë "Një brez, një rrugë", duke siguruar funksionimin e vazhdueshëm të hekurudhës me shpejtësi të madhe Xhakartë–Bandung, me qëllim që bashkëpunimi dypalësh t'u sjellë më shumë përfitime të dy popujve.
"Kina dëshiron të nxitë bashkimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të Jugut Global në bazë të pesë parimeve të bashkëjetesës paqësore, duke mbrojtur interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim në promovimin e zhvillimit, lulëzimit dhe qëndrueshmërisë rajonale e botërore," tha Xi.
Nga ana e tij, presidenti Joko Widodo e falënderoi Kinën për kontributin për zhvillimin ekonomik të Indonezisë dhe u shpreh që hekurudha me shpejtësi të madhe Xhakartë-Bandung është bërë shembull i bashkëpunimit në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë". (Fani)