Paqeruajtësit e OKB-së në Liban: Po na qëllojnë forca të panjohura, Izraeli kërkon të tërhiqemi
2024-10-14 11:39:41

Foto nga VCG

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) kanë bërë të ditur se të premten janë sulmuar nga forca të panjohura, njofton RTSH. Nga sulmet që mendohet se janë të ushtarëve izraelitë janë plagosur 5 pjesëtarë të Forcave të Përkohshme të OKB-së në Libanin jugor pranë kufirit izraelit në vetëm dy ditë.

“Ne nuk e dimë ende nga kanë ardhur të shtënat” bëhet e ditur në një deklaratë për mediat.

Një zëdhënës i UNIFIL thotë se përleshjet e fundit Izrael-Hezbollah në Libanin jugor kanë shkaktuar shumë dëme. Izraeli i kërkoi UNIFIL-it të largohej nga pozicionet e tij ku po përplaset me Hezbollahun, por paqeruajtësit e refuzuan një kërkesë të tillë.