< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë për mikrokreditë
2024-10-14 11:03:47

Më shumë kontroll dhe filtra për dhënien e kredive nga institucionet e mikrokredive. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi ndryshimet në rregullore që lidhet me administrimin e rrezikut të veprimtarisë së këtyre institucioneve ku parashikohen një sërë kufizimesh.

Banka e Shqipërisë (Gazeta Shqiptare)

Banka e Shqipërisë (Gazeta Shqiptare)

Drejtori i Departamentit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla shpjegon për mediat se çfarë parashikojnë këto ndryshime.

“Ndryshimet që ne kemi paraqitur në rregulloren e miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë janë pjesë e asaj pakete të cilën e kemi diskutuar së fundmi, që sjell një përmirësim të situatës në lidhje me konsumatorin e kredisë së vogël kryesisht. Ajo që ne kemi dashur të bëjmë është futja në një rregullore e disa kërkesave, të cilat detyrojnë institucionet financiare jo banka që të miratojnë kreditë nëpërmjet një analize financiare jo thjesht nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur pranë tyre.”

Denis Derralla(Foto Konica.al)

Denis Derralla(Foto Konica.al)

Rregullorja përcakton formën me të cilën duhet bërë analiza financiare, përcakton treguesit të cilët, institucioni financiar jo bankë duhet të ketë parasysh në momentin e miratimit të kredisë.

“ I heq mundësinë institucioneve që të japë kredi atyre individëve të cilët nuk e kanë aftësinë paguese në momentin e dhënies së kredisë apo gjatë kohës në të cilën do të vazhdojë të jetë kredia. Gjithashtu përcakton disa rregulla të reja, në lidhje me formën që duhet të ketë analiza që institucionet financiare jo bankë duhet ti bëjnë të ardhurave të klientit dhe fut konceptin e borxhit i cili është një koncept që praktikisht lëvrohet nga bankat në të gjitha rastet e kredidhënies, por në këto institucione ishte lënë mënjanë dhe vendosja në rregullore e detyron institucionin ta zbatojë këtë tregues.Gjithashtu përcaktohen format, përcaktohet një regjistër një blacklist ku të gjithë individët nuk kanë mundësi të marrin për arsye të ndryshme të tipit mund të jenë me aftësi të kufizuar, mund të jenë nën kujdestari, apo aspekte të tjera të jetës së tyre sociale që e bëjnë të pamundur pagesën e një kredie, e kanë të pamundur dhe duhet të regjistrohen në këto institucione në këtë blacklist për të qenë të përjashtuar nga kredidhënia jo vetëm tek institucioni që janë paraqitur por për të gjithë industrinë financiare.

Sipas rregullit të ri, 1 qytetr nuk mund të ketë më shumë se dy kredi konsumatore në të njëjtën kohë.

“Besoj se me këto rregulla përmirësojmë kushtet e kreditimit konsumator, por gjithashtu i japin mundësi edhe institucioneve që të vazhdojnë kreditimin e asaj shtrese të popullsisë që nuk mbështetet me kredi nga banka.”

Deralla tha për Abc News se  institucionet financiare jo banka duhet të analizojnë mirë individët për të cilët japin kredi.

“Rregullorja përcakton faktin që institucioni financiar duhet të bëjë një analizë të të ardhurave të kreditorit, por që sigurisht ia lënë në dorë institucionit mënyrën sesi bëhet kjo analizë financiare. Pra nëse do të jetë e nevojshme paraqitja e dokumentacionit që justifikon të ardhurat patjetër që do të kërkohen, por nëse do të jetë një analizë e një forme tjetër ku institucioni përmes historikut të kreditimit apo në forma të tjera vlerëson që të ardhurat e klientit e justifikojnë kredinë, sigurisht që sërish mund të jetë në këtë formë.”

Mbetet për t’u parë nëse kjo rregullore e mbron tërësisht konsumatorin.

“Sigurisht që problematika e krijuar merr një zgjidhje, por ne në vazhdimësi do të kemi akoma ndryshime rregullative me kredinë konsumatore. Siç e kemi thënë ne po hartojmë një rregullore veçanërisht për mbrojtjen e konsumatorit. Kjo rregullore që ne paraqitëm ishte për administrimin e rrezikut të kredisë për institucionet financiare jo banka. Ne po hartojmë në bashkëpunim me Bankën Botërore një rregullore të re për mbrojtjen e konsumatorit, ku do ketë aspekte të tjera të mbrojmë konsumatorin dhe të drejtat e tij ndaj institucioneve financiare, dhe sigurisht ndaj institucioneve financiare jo banka në veçanti. Gjithashtu parashikohet një rishikim i normës së interesit, i formës së analizës së formës së analizës së interesit ndoshta jo në tërësinë e saj, por për segmente që konsiderohen ende një tregues lart interesit të kredive.”

Mikrokreditë (Foto Monitor)

Mikrokreditë (Foto Monitor)

Synimi është përmirësimi i cilësisë së kreditimit.

“Sigurisht që ka pasur komente nga institucionet, nga shoqata e institucioneve të mikrokredisë një pjesë e tyre janë reflektuar. Rregullorja që ne miratuam nuk kishte për të penguar aktivitetin e institucioneve financiare jo banka, por për të përmirësuar cilësinë e kreditimit të këtyre institucioneve. Ne mbrojmë konsumatorin, por nga ana tjetër mbrojmë dhe këto institucioneve në krijimin e portofolave të këqija, të cilat do të pengonin vazhdimësinë e kreditimit të këtyre institucioneve. Banka e Shqipërisë është munduar sërish të ruajë një balancë mes mbrojtjes së konsumatorit, por dhe mbrojtjes së institucioneve të mikrokredisë që ne i konsiderojmë si mjaft të rëndësishme në kuptim të kreditimit dhe të përfshirjes financiare të të gjithë shtresave të popullsisë.”

Masat shtrënguese për dhënien e kredive konsumatore do të prekin vetëm institucionet financiare jobanka.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree