Rruga Shëngjin-Velipojë, investim strategjik për turizmin
2024-10-14 10:10:42
Rruga Shëngjin-Velipojë (Foto ATSH)
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë shqiptare, shkruan ATSH.
Një prej tyre është rruga Shëngjin-Velipojë, në veriperëndim të vendit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i rrugës, e “cilëson si një investim strategjik në fushën e turizmit”.
Në postimin e tij, Rama shton se veç të tjerash “do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë”.
Lajmet Kryesore