Prodhimi i naftës dhe gazit në fushën gazmbajtëse në ujëra të thella të Kinës shënon rekord
2024-10-14 18:38:42

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Fusha e parë gazmbajtëse në ujëra ultra të thella e projektuar dhe e ndërtuar nga vetë Kina , "Deti i Thellë Nr. 1", ka prodhuar gjithsej deri më sot 9 miliardë metra kubë gaz dhe 900 mijë metra kubë naftë. 

"Deti i Thellë Nr. 1", fusha më e thellë gazmbajtëse në Kinë, filloi funksionimin më 25 qershor 2021. 

Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC) u shpreh se, kur të vihet në funksionim  faza e dytë e projektit, që synon të ngrejë nivelin e fushës gazmbajtëse, prodhimi vjetor i "Detit të Thellë Nr. 1" pritet të rritet nga 3 miliardë metra kubë në 4.5 miliardë metra kubë. Kjo fushë gazmbajtëse do të jetë një burim i rëndësishëm gazi për sigurinë energjetike të vendit. 

Faza e dytë e projektit ka vërtetuar praninë e një rezerve mbi 50 miliardë metra kubë gaz dhe përfshin objekte të tilla si 12 puse gazi në ujëra të thella, një platformë gjithëpërfshirëse përpunimi me një peshë prej 14 mijë tonësh dhe pesë tubacione nëndetare me një gjatësi të përgjithshme prej rreth 250 kilometrash. 

 "Deti i Thellë Nr. 1" ndodhet 150 kilometra larg qytetit Sanya të provincës Hainan në Kinën Jugore. Thellësia maksimale detare e saj i kalon 1500 metrat. (Fani)