foto nga VCG
Zyra e Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës njoftoi të hënën sanksione kundër një institucioni në rajonin e Tajvanit dhe dy individëve të lidhur me të.
Chen Binhua, zëdhënës i kësaj zyre, tha se Akademia "Kuma" kultivon në mënyrë flagrante "elementë të dhunshëm për pavarësinë e Tajvanit" dhe është përfshirë haptazi në aktivitete separatiste nën maskën e leksioneve, trajnimeve dhe madje edhe veprimtarive prindër-fëmijë.
Chen tha se akademia ka marrë mbështetje nga autoritetet e Partisë Progresive Demokratike (DPP) të Tajvanit dhe forcat e jashtme ndërhyrëse, duke e quajtur institucionin një "bazë të separatistëve tajvanezë."
Pjesa kontinentale e Kinës sanksionoi gjithashtu Puma Shen, themeluesin e Akademisë "Kuma", dhe mbështetësin e saj financiar Robert Tsao, duke i ndaluar ata dhe familjet e tyre të hyjnë në pjesën kontinentale dhe rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos.
Organizatat e lidhura me Akademinë "Kuma" dhe me Shen e Tsao do të kufizohen gjithashtu për të kryer veprimtari në pjesën kontinentale të Kinës, theksoi Chen.