Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për t’u lëshuar në orbitë
2024-10-14 16:43:57

Afjencia iraniane satelitët (Foto Top Channel)

Afjencia iraniane satelitët (Foto Top Channel)

Irani ka dërguar në Rusi dy satelitë të prodhuar prej tij, për t’u vendosur në orbitë nga një mjet hapësinor rus, njoftoi të shtunën agjencia iraniane gjysmëzyrtare e lajmeve "Tasnim", citon panorma.al. Ky zhvillim shënon bashkëpunimin më të fundit hapësinor mes dy vendeve, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

Prodhimi i Kowsar-it, një satelit që ofron pamje me rezolucion të lartë dhe Hodhod-it, një satelit i vogël komunikimi, është përpjekja e parë thelbësore nga sektori privat iaranian i hapësirës, thuhej në njoftimin e agjencisë.

Rusia dërgoi satelitë iranianë në orbitë në shkurt të vitit 2022. Zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin për bashkëpunimin hapësinor mes Rusisë dhe Iranit, nga droja se satelitët jo vetëm që do të ndihmonin sulmin rus në Ukrainë, por do të ndihmonin gjithashtu Iranin të monitoronte objektiva të mundshëm ushtarake në Izrael, e më gjerë në Lindjen e Mesme.