
Të hënën, Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës organizoi trupa të forcave tokësore, detare, ajrore, raketore etj. për të kryer manovra me emrin "Shpata e Përbashkët-2024B" në Ngushticën e Tajvanit dhe në veri, jug dhe lindje të ishullit të Tajvanit, duke testuar aftësitë luftarake të trupave. Formacioni i aeroplanmbajtëses "Liaoning" mori pjesë në manovrat në lindje të ishullit Tajvan. Manovrat janë një pengesë e fuqishme ndaj provokimeve të forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe janë veprime të domosdoshme për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe të unitetit kombëtar.
Si një "punëtor i pavarësisë së Tajvanit" dhe "shkatërrues i paqes", fjalimi i mbajtur më 10 tetor nga udhëheqësi i Tajvanit Lai Ching-te sistematizoi më tej "teorinë e re të dy vendeve", me një mendësi më të fortë përballjeje dhe me një domethënie më provokuese, duke tensionuar edhe më shumë situatën midis dy brigjeve dhe duke dëmtuar rëndë paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit. Kundërpërgjigjja e pjesës kontinentale ndaj provokimeve të "pavarësisë së Tajvanit" është e arsyeshme dhe e ligjshme.
Kushtetuta e Kinës përcakton qartë se Tajvani është pjesë e territorit të Republikës Popullore të Kinës. Sipas "Ligjit kundër ndarjes”, vendi nuk do të lejojë kurrë forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" ta ndajnë Tajvanin nga Kina në asnjë emër dhe në asnjë mënyrë. "Ligji i Mbrojtjes Kombëtare" përcakton se një nga misionet e Ushtrisë Çlirimtare Popullore është mbrojtja e sovranitetit, unitetit dhe tërësisë territoriale kombëtare. Kur forcat e armatosura të një vendi kryejnë manovra brenda territorit të vet, ky është ushtrimi i sovranitetit të vet. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës nuk ka nevojë të gjejë asnjë "arsye" për të kryer manovra në territorin, ujërat territoriale dhe hapësirën e vet ajrore.
Duhet të vihet në dukje se këtë herë, manovrat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore janë kundër provokimeve të forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe jo kundër bashkatdhetarëve tajvanezë. "‘Pavarësia e Tajvanit’ nuk përputhet me interesat e popullit tajvanez”. "‘Pavarësia e Tajvanit’ është një rrugë pa dalje dhe kundështohet nga bashkësia ndërkombëtare.” Për ditë me radhë, qarqe të ndryshme tajvaneze e kanë kritikuar fjalimin e Lai Ching-te-së për sfidimin e parimit të një Kine, dëmtimin e paqes në ngushticën e Tajvanit dhe të interesave të bashkatdhetarëve tajvanezë. Prandaj, manovrat e pjesës kontinentale janë gjithashtu mbrojtja e fortë për paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit dhe për mirëqenien e bashkatdhetarëve tajvanezë.
Çështja e Tajvanit është thelbi i interesave thelbësore të Kinës. Paqja, zhvillimi, shkëmbimet dhe bashkëpunimi janë dëshira e përbashkët e bashkatdhetarëve të të dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit. "Pavarësia e Tajvanit" është e papajtueshme me paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit dhe shkel interesat dhe mirëqenien e bashkatdhetarëve të të dy brigjeve. Kundërpërgjigjja e pjesës kontinentale ndaj provokimeve të "pavarësisë së Tajvanit" nuk do të ndalet.
