Rritet interesi për turizmin historik në Shqipëri
2024-10-14 10:45:31

Rritet interesi për turzmin në Shqipëri (Foto Gazeta Tema)

Interesi për turizmin historik në Shqipëri është rritur ndjeshëm, shkruan rtsh.al.

 

Në prej vendeve më të vizituara është memoriali i Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

 

Memoriali i cili ndodhet në qytetin e Lezhës, është bërë vend pelegrinazhi për shumë turistë të huaj.

 

Sipas burimeve zyrtare gjatë 9 muajve të fundit, memoriali u vizitua nga 20 mijë turistë më së shumti holandezë.

 

Agjencitë turistike thonë se qyteti i Lezhës dhe memoriali i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, janë bërë stacione të rëndësishme të guidave turistike.