Foto nga VCG
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se kredia për pasuri të paluajtshme zë rreth 49% të totalit të huadhënies për ekonominë.
Totali i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga biznesi dhe individët u rrit në rreth 370 miliardë lekë në baza vjetore në fund të korrikut 2024, ose 33% më shumë, shkruan “ATSH”.
Sipas BSH-së, 53% të kredive për pasuri të paluajtshme e zë grupi i individëve dhe 47% është kredi e dhënë për bizneset.
Dinamika më e zhvilluar për blerjen e pasurive të paluajtshme vihet re kryesisht në zonat bregdetare dhe në Tiranë, por ka dhe një tendencë në rritje të kredisë së re për blerjen e banesave në monedhën euro.
Vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona. Në pjesën më të madhe, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave.