Me fillimin e sezonit migrator për zogjtë në Kinë, provincat e Hunan, Hubei, Jiangxi dhe Guangdong, si dhe Rajoni Autonom Guangxi Zhuang i Kinës jugore, kanë nisur një fushatë bashkëpunimi për të mbrojtur rrugët e shpendëve shtegtarë, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Kjo fushatë e përbashkët e mbrojtjes, që synon mbrojtjen e zogjve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, u iniciua zyrtarisht në qarkun Lanshan të qytetit Yongzhou në provincën Hunan.
Në Kinë regjistrohen rreth 1500 llojeve të shpendëve, më shumë se gjysma e të cilëve janë shtegtarë. Katër nga nëntë rrugët kryesore të shpendëve migratorë në botë kalojnë nëpër vend.
Këto pesë provinca dhe rajone janë zona kritike përgjatë rrugëve të shpendëve shtegtarë, duke e bërë këtë përpjekje mbrojtëse një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndër-rajonal të Kinës për të mbrojtur këta zogj, deklaroi Yan Jian, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ruajtjes së Kafshëve të Egra të Kinës.
Foto nga VCG
Pesë provincat dhe rajonet do të krijojnë një mekanizëm të përbashkët mbrojtës për të garantuar sigurinë e shpendëve shtegtarë. Kjo do të përfshijë shkëmbimin e rregullt të informacionit, zbatimin e përbashkët të ligjit dhe menaxhimin e habitatit, duke promovuar gjithashtu bashkëpunimin teknik dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike miqësore me mjedisin.
Pesë provincat dhe rajonet do të punojnë së bashku për të forcuar inspektimet në fusha kyçe si tregjet, restorantet dhe platformat online dhe do të synojnë gjuetinë, konsumin dhe trafikimin e paligjshëm të shpendëve shtegtarë dhe produkteve të tyre.
Stacionet e monitorimit do të ngrihen në kufijtë e krahinës për të mbrojtur zogjtë dhe për të gjurmuar migrimin e tyre.
Foto nga VCG
Gjatë sezoneve të pikut të migrimit, do të shtohen patrullimet dhe do të krijohen pika kontrolli të përkohshme për të rritur përpjekjet për zbatimin e ligjit.
Po ashtu, do të merren masa shtesë për monitorimin e habitateve të shpendëve dhe zbulimin e sëmundjeve të mundshme.