CMG-ja: Provokimet e Lai Ching-te janë rrënjët e paqëndrueshmërisë në Ngushticën e Tajvanit
2024-10-13 08:58:45

Foto nga VCG

Lideri i rajonit të Tajvanit të Kinës, Lai Ching-te/VCG

Në fjalimin e tij publik të mbajtur më 10 tetor, lideri i rajonit të Tajvanit të Kinës, Lai Ching-te, përsëriti të ashtuquajturën "teori e re e dy vendeve", sipas së cilës të dyja brigjet e Ngushticës së Tajvanit nuk i takojnë njëra-tjetrës, duke promovuar idetë separatiste për "pavarësinë e Tajvanit" e duke nxitur armiqësinë dhe konfrontimin dypalësh.

Kjo zbuloi edhe një herë qëllimin e tij për të kërkuar përfitime personale politike në këmbim të paqes dhe qëndrueshmërisë së ngushticës së Tajvanit, duke vërtetuar përsëri identitetin e tij si "separatist pro pavarësisë së Tajvanit" dhe "luftënxitës", thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës.

Sipas komentit, pavarësisht çfarë teorish të çuditshme “shpik” Lai Ching-te, ato nuk mund të ndryshojnë faktin se të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit i përkasin së njëjtës Kinë dhe Tajvani është pjesë e Kinës. Deklarata e Kajros e vitit 1943 dhe Deklarata e Potsdamit e vitit 1945 përcaktuan qartë se Tajvani, si territor i pushtuar nga Japonia, duhej t'i kthehej Kinës. Kjo përbën një pjesë të rëndësishme të rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithashtu hedh themelin ligjor që Tajvani është një pjesë e pandashme e Kinës.

53 vjet më parë, në Asamblenë e Përgjithshme të 26-të të OKB-së, u miratua rezoluta 2758, në të cilën u vendos rikthimi i të gjitha të drejtave të Republikës Popullore të Kinës (RPK) në Kombet e Bashkuara, duke njohur përfaqësuesit e qeverisë së RPK-së si përfaqësuesit e vetëm të ligjshëm të Kinës në Kombet e Bashkuara dhe duke larguar menjëherë përfaqësuesit e rajonit të Tajvanit nga OKB-ja e të gjitha institucionet e saj. Kjo rezolutë zgjidhi plotësisht çështjen e përfaqësimit të mbarë Kinës, përfshirë edhe Tajvanin, në Kombet e Bashkuara dhe bëri të qartë se nuk ka "dy Kina" ose "një Kinë, një Tajvan". “Për këtë çështje parimore, nuk ka zona ‘gri’, as paqartësi,” vihet në dukje në koment.

Foto nga VCG

Tajvan/VCG

Për më shumë se gjysmë shekulli, Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale i janë përmbajtur rezolutës 2758 . Nën parakushtin e njohjes së parimit të “një Kine”, Kina ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 183 vende të botës. Prandaj, është mjaft qesharake që në fjalimin e tij Lai Ching-te kërkoi që pjesa kontinentale "të merrte përgjegjësitë ndërkombëtare së bashku me Tajvanin”. Nga kjo mund të kuptohet se ai ende pretendon t'i pozicionojë marrëdhëniet ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit si "marrëdhënie ndërmjet dy vendeve".

Si reagim ndaj veprimeve të gabuara të autoriteteve të Tajvanit, pjesa kontinentale e Kinës njoftoi pezullimin e kontingjentit të tretë të projekteve të uljes dhe të heqjes tarifave, duke anuluar tarifat zero ndaj 34 produkteve bujqësore tajvaneze. Për këtë, disa media tajvaneze vunë në dukje se mungesa e "marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet ngushticës" po mbyt zhvillimin e Tajvanit. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, niveli i besueshmërisë së Lai Ching-te ka rënë në një nivel të ri që kur ai mori detyrën. Kjo tregon se veprimet e tij mbi marrëdhëniet ndërmjet dy brigjeve të ngushticës po humbasin mbështetjen e banorëve.

Foto nga VCG

Protesta kundër Lai Ching-te gjatë tranzitit të tij në ShBA, 16 gusht 2023, Los Anxheles/VCG

“Pavarësisht se çfarë teorish të çuditshme separatiste përhap Lai Ching-te, kjo nuk mund të ndryshojë statusin ligjor të Tajvanit si pjesë e Kinës dhe faktin që të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kinë. Provokimi i Lai-t do të sjellë asnjë rezultat. Kina me siguri do të arrijë ribashkimin e plotë dhe kjo është një prirje historike që askush apo asnjë forcë nuk mund ta ndalojë”, përfundoi komenti i CMG-së.