Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock/VCG
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se mbështet përkrahjen e Ukrainës me furnizime të mëtejshme të mbrojtjes ajrore në konfliktin me Rusinë.
Gjatë një takimi me homologun e saj sllovak, Juraj Blanar, në Berlin, Baerbock tha se presidenti rus Vladimir Putin po synonte infrastrukturën civile në Ukrainë, me qëllim që t’i linte civilët të përballeshin me një dimër tjetër të ftohtë pa energji, shkruan “ATSH”.
Kryediplomatja gjermane theksoi se dy të tretat e objekteve energjetike të Ukrainës ishin shkatërruar gjatë konfliktit, i cili tani ka zgjatur më shumë se dy vjet e gjysmë.
“Prandaj, është thelbësore që Ukrainës t’i sigurohen furnizime të mbrojtjes ajrore. Ukraina është gati për një paqe të drejtë, por aleatët e saj nuk mund ta lënë vendin në mëshirën e agresionit rus”,- tha ajo.