Ministria e Tregtisë e Kinës po shqyrton masa të mëtejshme kundrejt kufizimeve tregtare të Tajvanit
2024-10-13 16:13:19

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës/VCG

Pjesa kontinentale e Kinës po shqyrton ndërmarrjen e masave të mëtejshme pasi një hetim zbuloi që masat kufizuese tregtare të Tajvanit përbëjnë barriera tregtare, deklaroi të shtunën Ministria e Tregtisë e Kinës.

Një zëdhënës i Ministrisë i tha këto në përgjigje të një pyetjeje për vazhdimin e hetimit përkatës, që përfundoi në dhjetorin e vjetshëm.

Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive në Tajvan nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të hequr kufizimet tregtare pas publikimit të rezultateve të hetimit, vuri në dukje zëdhënësi.

Siç mësohet, autoritetet e Tajvanit kanë vendosur ndalime për një numër të konsiderueshëm produktesh nga pjesa kontinentale dhe gama e kufizimeve ka vazhduar të zgjerohet vitet e fundit, sipas rezultateve të hetimit. Deri në fund të nëntorit të vitit 2023, ishte ndaluar importi i 2509 artikujve nga pjesa kontinentale.