Qeveria britanike dënon sulmin ndaj bazave të OKB-së në Liban
2024-10-13 14:45:42

 Foto nga VCG

Kryeministri britanik, Keir Starmer takohet me homologun libanez, Najib Mikati/VCG

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar sulmin e dyshuar nga forcat izraelite në një bazë të Kombeve të Bashkuara në Liban, duke u kërkuar të gjitha palëve në konflikt që të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, shkruan “RTSH”.

“U tmerruam kur dëgjuam për sulmin dhe është jetike që paqeruajtësit dhe civilët të mbrohen”,- tha një zëdhënëse e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) bënë të ditur se po hetojmë mbi ngjarjen.

Të enjten, dy paqeruajtës të UNIFIL-it u plagosën kur një tank izraelit dyshohet se qëlloi mbi objektet e OKB-së në jug të Libanit.

Ndërkohë, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja pasi dy sulme ajrore izraelite goditën qendrën e Bejrutit të enjten.

Ministria e libaneze e Shëndetësisë bëri të ditur se sulmet, të cilat erdhën pa paralajmërim, vranë të paktën 22 persona dhe plagosën 117 të tjerë. (Irma)