Muzak Fest (Foto ATSh)
Qyteti antik i Apolonisë në Fier priti edicionin e parë të “Muzak’Fest”.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, deklaroi se mbrëmja magjike përqafoi historinë e Apolonisë dhe frymëzoi zemrat e të pranishmëve.
Ai theksoi se edicioni i parë i “Muzak’Fest” solli harmoni mbresëlënëse të artit dhe kulturës.
“Mes monumenteve që dëshmojnë histori, muzika dhe poezia u bënë një, duke shënuar fillimin e një tradite të re kulturore, dedikuar trashëgimisë”,- shkroi ministri Gonxhja.
Eventi u promovua edhe nga Bashkia Fier, si një destinacion i rëndësishëm kulturor, duke i ftuar të gjithë që të vizitojnë dhe të përjetojnë bukuritë e këtij qyteti të lashtë.