
Turistë në periferi të Pekinit/VCG
Tregtia e shërbimeve në Kinë pati rritje të shpejtë në tetë muajt e parë të vitit, duke përfshirë një rritje të madhe në tregtinë e shërbimeve të lidhura me udhëtimin, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.
Tregtia e shërbimeve të vendit arriti në rreth 4.89 trilionë juanë (691.24 miliardë dollarë amerikanë) midis janarit dhe gushtit, 14.3 për qind më shumë në baza vjetore.
Eksportet e shërbimeve tejkaluan 2 trilionë juanë, me 13.3 për qind dhe importet e shërbimeve u rritën me 15.1 për qind në mbi 2.88 trilionë juanë, duke rezultuar në një deficit prej 874.88 miliardë juanë.
Tregtia në shërbimet e lidhura me udhëtimin u rrit me 45 për qind në rreth 1.33 trilionë juanë dhe tregtia në shërbimet me njohuri intensive u rrit me 4.4 për qind në gati 1.9 trilionë juanë.
