Pekini nis shërbimet mbështetëse për personat 80 vjeç e lart
2024-10-12 16:27:58

Pekini ka nisur masa të reja mbështetëse për forcimin e garancive të shërbimit për qytetarët e moshës 80 vjeç e lart, bëri të ditur Zyra komunale e Çështjeve Civile, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Masat e fundit përfshijnë forcimin e anketave të kërkesës dhe garancive bazë, optimizimin e objekteve të shërbimit, zgjerimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse, përmirësimin e ofertës së shërbimeve mjekësore, si dhe bërjen e shërbimeve përkatëse më profesionale, të standardizuara dhe më të zgjuara.

Masat synojnë kryesisht individët e moshuar të qytetit të moshës 80 vjeç e lart, duke përfshirë edhe ata që janë fizikisht të dëmtuar, tha Guo Hanqiao, nënkryetari i Zyrës së Çështjeve Civile.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Statistikat tregojnë se aktualisht ka 698.000 qytetarë të moshës 80 vjeç e lart në Pekin, ndër të cilët 163.600 kanë humbur aftësinë për t'u kujdesur për veten, sipas Guo. (Irma)