Kinë-ASEAN, deklaratë e përbashkët për përmirësimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë
2024-10-12 16:41:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Udhëheqësit nga Kina dhe Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) njoftuan përfundimin e negociatave për përmirësimin e versionit 3.0 të marrëveshjes për Zonën e Tregtisë së Lirë (FTA) Kinë-ASEAN dhe publikuan një deklaratë të përbashkët, njoftoi Ministria kineze e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Deklarata mbulon fushat ekzistuese të marrëveshjes Kinë-ASEAN, si dhe fushat në zhvillim që kanë potencial të madh bashkëpunimi, duke përfshirë ekonominë dixhitale, ekonominë e gjelbër dhe ndërlidhjen e zinxhirit të furnizimit.

Sipas ministrisë, përfundimi i negociatave tregon përkushtimin e palëkundur të të dyja palëve për të mbrojtur një mjedis tregtar të bazuar në rregulla, thellimin e integrimit ekonomik dhe bashkëpunimin pragmatik në një mjedis kompleks global dhe përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

Si Kina ashtu edhe vendet e ASEAN-it kanë konfirmuar se do të përshpejtojnë punën që përfshin rishikimet ligjore dhe procedurat e brendshme për të promovuar nënshkrimin e protokollit të përmirësimit të versionit 3.0 të marrëveshjes në vitin 2025.

Ndërtimi i Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN përfundoi në vitin 2010 dhe versioni 3.0 i negociatave të FTA-së Kinë-ASEAN filluan në nëntor 2022.