Fabrika e Tesla-s në Shangai arriti prodhim historik prej 3 milionë makinash
2024-10-12 16:44:05

Foto nga VCG

Fabrika e Tesla-s në Shangai/VCG

Automjeti i 3 miliontë i prodhuar nga “Tesla Gigafactory Shanghai” doli nga linja e montimit të premten, duke arritur një moment historik të ri, bëri të ditur kompania, citon “Xinhua”.

Fabrika e Tesla në Shangai, fabrika e parë gjigante e prodhuesit të makinave jashtë SHBA-së, filloi ndërtimin në janar 2019 dhe automjeti i parë doli në dhjetor të atij viti.

Fabrika e Shangait prodhoi 1 milion makinat e para në më shumë se 30 muaj, ndërsa u deshën rreth 13 muaj që prodhimi të rritet nga 2 milionë në 3 milionë, sipas kompanisë.