Presidenti ukrainas kërkoi mbështetje ushtarake e financiare nga aleatët europianë
2024-10-12 17:41:03

 Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas kërkoi mbështetje ushtarake dhe financiare nga aleatët gjatë një udhëtimi 48-orësh në Britani, Francë, Itali dhe Gjermani.

Presidenti Volodymyr Zelensky u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer, me presidentin francez Emmmanuel Macron, me të cilin tha se diskutuan planin e fitores ndaj Rusisë, me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Po ashtu, Zelensky takoi edhe papa Françeskun, i cili bëri thirrje për paqe në Ukrainë, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Kryeministrja italiane premtoi mbështetje për Ukrainën dhe njoftoi se konferenca e ardhshme ndërkombëtare e rindërtimit për Ukrainën do të mbahet në Romë në korrik 2025.

“Ukraina ka nevojë urgjente për ndihma ushtarake për të luftuar ndaj Rusisë”,- tha Zelensky, ndërsa përsëriti kërkesën për përdorimin e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga aleatët, që të godasë objektivat ushtarake brenda territorit rus.

SHBA-ja dhe Britania nuk e miratojnë kërkesën e Ukrainës, pasi druhen se aleatët e NATO-s di të përfshihen në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.