BSH: Norma e interesit të kredisë konsumatore në lekë zbriti në 9.36% në korrik
2024-10-12 16:18:40

Grafik për kredinë (Foto ATSh)

Grafik për kredinë (Foto ATSh)

Norma e interesit për kreditë konsumatore ka pësuar rënie me bazë vjetore në fund të muajit korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të kredisë konsumatore në lekë zbriti në nivelin 9.36% në fund të korrikut, kundrejt nivelit 9.66% që ishte në korrik 2023, shkruan “ATSH”.

Banka e Shqipërisë vëren se lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe rënia e interesit mesatar të huasë ka rritur portofolin e kredisë konsumatore për vitin 2024.

Bankat tregtare dhanë deri në fund të muajit gusht 2024, rreth 30.5 miliardë lekë kredi konsumatore, vlerë kjo 23% më e lartë se në tetëmujorin 2023.

Kredia konsumatore po përqendrohet më shumë në monedhën vendase ku zë gati 90% të në lekë.