Zhvillohet në Mynih aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Gjermani
2024-10-12 13:04:34

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në kuadër të 52-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Gjermanisë, u zhvillua të premten në Mynih një aktivitet i shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), gjatë të cilit morën udhë një sërë projektesh bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Në fjalimin e rastit, Zv/Drejtorja e CMG Xing Bo tha se grupi i saj mediatik është i gatshëm të thellojë bashkëpunimin me miqtë nga sfera të ndryshme gjermane, në lidhje me xhirimet e përbashkëta, organizimin e aktiviteteve, risitë tekniko-shkencore, për t’u bërë kështu promovues të lulëzimit e të zhvillimit, dëshmitarë të shkëmbimeve dhe nxitës të mësimit të qytetërimeve reciproke.

Zv/Drejtorja e CMG Xing Bo në aktivitetin

Franz Josef Pschierer, ish Ministër Shteti dhe anëtar i Parlamentit të Shtetit të Bavarisë tha se kompani të shumta në Bavari kanë investuar në Kinë. Ato kanë arritur suksese të mëdha duke përfituar shumë nga rritja së bashku me Kinën. Qarqet ekonomike të shtetit të Bavarisë i janë përkushtuar eliminimit të barrierave tregtare si dhe mbrojtjes së konkurrencës dhe bashkëpunimit të ndershëm. Ai shpreson në punën e përbashkët mes dy vendeve, për të gjetur fusha të tjera bashkëpunimi.

Z.Franz Josef Pschierer në aktivitetin

Gjatë aktivitetit, CMG dhe Grupi Mediatik Gjerman Vogel komunikuan nisjen e projektit të përbashkët  "Të kuptojmë Kinën - Turneu i Gazetarëve Gjermanë në Kinë në vitin 2025". Në kuadër të këtij projekti, pala gjermane do të dërgojë gazetarët e saj në Kinë, për t’u njohur më nga afër me aktualitetin e vendit gjatë procesit të modernizimit.

Ndërkohë, u promovua edhe dokumentari i dubluar "Kohë: Një udhëtim mijëravjeçar" një bashkëprodhim i CMG dhe Kanalit të Dytë të Televizionit Gjerman.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në aktivitet morën pjesë edhe e dërguara e Ambasadës së Kinës në Gjermani, znj. Zeng Yingru, Drejtori i Çështjeve Aziatike të Byrosë së Ekonomisë së Jashtme të Shtetit të Bavarisë Armin Schwimmbeck si dhe gati njëqind të ftuar të tjerë nga të dyja vendet.