“Jam i bindur se me ndihmën e njohurive dhe të teknologjisë kinez, mund të përshpejtojmë procesin e zhvillimit të Madagaskarit”, kështu tha presidenti i vendit Andry Nirina Rajoelina në një intervistë të dhënë Grupit Mediatik të Kinës pasi mbaroi vizitën në Kinë.
Në intervistën, kreu i shtetit i Madagaskarit vlerësoi përparimet e teknologjike të Kinës dhe vuri në dukje se nëpërmjet ndarjes së përvojave, teknikave dhe investimeve në projekte të mëdha, Kina mund të sjellë ndryshime vendit të tij bile edhe gjithë kontinentit afrikan, duke mbështetur industrializimin dhe modernizimin e bujqësisë, gjë që ka rëndësi kyçe për zhvillimin e ardhshëm të Madagaskarit dhe të Afrikës.
Si ishulli më i madh në Afrikë dhe i katërti më i madh në botë, Madagaskari, me kushte të favorshme natyrore, synon të bëhet “hambari i Afrikës” nëpërmjet rritjes së prodhimit të orizit. Prandaj, gjatë vizitës së tij, Rajoelina bëri një vizitë në qendrën e studimit të orizit hibrid në provincën Hu’nan të Kinës Qendrore.
Presidenti i Madagaskarit Andry Nirina Rajoelina në intervistë për CMG
Që nga viti 2007, orizi hibrid i Kinës u prezantua në Madagaskar. Deri tani, sipërfaqja e mbjelljes së orizit hibrid kinez arriti në 75 mijë hektarë në këtë vend ishullor afrikan dhe figura e kallisë së këtij lloj orizi printohet në monedhën me vlerën më të madhe të Madagaskarit.
“Siç e dini, në gjithë botën qindra mijëra fëmijë ende po humbin jetë çdo vit për shkak të urisë por jo të bombës as të të shtënave. Kështu që, nëpërmjet shfrytëzimit të njohurive, të teknikave, të makinave dhe të fareve cilësore të Kinës, Afrika mund të mbrojë jetën e banorëve, duke e ushqyer ata dhe duke ofruar drithëra gjithë botës”, kështu tha Rajoelina në intervistën për CMG.
Ai vlerësoi edhe masat e Kinës për të hequr tarifa ndaj produkteve që importohen nga Madagaskari, duke cilësuar kontributet e nismës “Një brez, një rrugë” në nxitjen e zhvillimit të vendit të tij sepse brenda kësaj kornize bashkëpunimi, jeta e shumë banorëve është përmirësuar.
Sipas tij, një qytezë në veri të Madagaskarit njihet gjerësisht për prodhimin e vezëve. Mirëpo për shkak të kushteve të këqija transporti, shumë veza thyheshin gjatë rrugës dhe dërgoheshin ngadalë jashtë. Tani, pas restaurimit brenda bashkëpunimit të nismës “Një brez, një rrugë”, duhen vetëm dy orë për të kaluar gjithë rrugën, ku në të kaluarën kërkoheshin tre bile katër ditë në sezon të shiut.